Mirë se vini në udhëzuesin për instalimin e aksesorëve WiZ! Sistemi inteligjent WiZ ofron aksesorë të ndryshëm duke ju asistuar me ndërtimin e përvojës suaj të përkryer të ndriçimit inteligjent.

Aksesorët në sistemin WiZ:

- WiZmote (rrjet Wi-Fi në distancë)

- Butoni inteligjent

- Etiketat NFC

- Sensori i lëvizjes (PIR)

- Çelësi i kurdisjes

Shtimi i një butoni WiZmote/ Inteligjent në shtëpi:

Për të shtuar një aksesor kontrolli si WiZmote ose buton inteligjent në shtëpi, filloni duke u siguruar që keni instaluar të paktën një dritë, një çelës zbehjeje ose spinë inteligjente në aplikacion dhe se kjo pajisje është aktualisht e ndezur dhe e lidhur. Aksesorët WiZ zbulohen nga pajisjet pranë tyre, prandaj një pajisje duhet të jetë të paktën e pranishme dhe në linjë.

- Në ekranin kryesor të aplikacionit, prekni butonin + në këndin lart djathtas

- Nga lista e produkteve zgjidhni WiZmote ose butonin Portativ, në varësi të aksesorit që po shtoni.

- Zgjidhni dhomën ku doni të instaloni aksesorin tuaj. Sigurohuni që dhoma ka të paktën një pajisje të lidhur. Nëse doni që aksesori juaj të kontrollojë dritat në disa dhoma, atëherë këtë mund ta konfiguroni më vonë

- Shtypni butonin e fillimit

- Shtypni disa herë në butonin ON (Ndezje) të aksesorit derisa aplikacioni ta konfirmojë se është gjetur

- U krye!

 

Shtimi i një etikete NFC në shtëpi:

Urime që siguruat etiketat WiZ NFC! Shtimi i një etikete shtëpisë është goxha e thjeshtë. Ndiqni hapat e mëposhtme.

1. Hapni aplikacionin WiZ dhe gjeni butonin + në këndin lart djathtas të skedës Shtëpia

2. Prekni +, pastaj zgjidhni "Etiketa NFC" si lloj pajisjeje

3. Prekni etiketën NFC në lexuesin NFC të telefonit tuaj

4. Jepni etiketës një emër dhe ikonë

5. Zgjidhni veprimin që duhet aktivizuar kur të skanohet kjo etiketë

6. Gjithçka u krye!

Shënime:

- Vetëm "pronarëve" të shtëpisë u lejohet të shtojnë etiketat NFC. Nëse nuk arrini ta gjeni butonin + ose ju shfaqet një mesazh gabimi, sigurohuni që keni lejet e duhura

- Te Cilësimet > Aksesorët mund të gjeni listën e etiketave NFC të instaluara

Shtimi i një sensori lëvizjeje në dhomë:

Për të shtuar një lëvizje PIR në dhomë filloni duke u siguruar që keni instaluar të paktën një dritë, çelës zbehjeje ose spinë insteligjente në aplikacion dhe se kjo pajisje është aktualisht e ndezur dhe e lidhur. Aksesorët WiZ zbulohen nga pajisjet pranë, prandaj një pajisje duhet të jetë të paktën e pranishme dhe në linjë.

- Në ekranin kryesor të aplikacionit, prekni butonin + në këndin lart djathtas

- Nga lista e produkteve zgjidhni sensorin e Lëvizjes

- Zgjidhni dhomën ku doni të instaloni sensorin e lëvizjes. Sigurohuni që dhoma të ketë të paktën një pajisje të lidhur

- Shtypni butonin e fillimit

- Sigurohuni që të keni bateri të freskëta në sensor, më pas shtypni butonin e vendosur në anën e sensorit dhe mbajeni sensorin afër dritave tuaja

- Prisni pak, derisa aplikacioni të konfirmojë se sensori është gjetur. Jepini një emër nëse dëshironi

- U krye!

Shtimi i një çelësi kurdisjeje në shtëpi:

Për të shtuar një çelës kurdisjeje në shtëpi, filloni duke u siguruar që keni instaluar të paktën një dritë, çelës zbehjeje ose spinë inteligjente në aplikacion dhe se kjo pajisje është aktualisht e ndezur dhe e lidhur. Aksesorët WiZ zbulohen nga pajisjet afër, prandaj të paktën një pajisje duhet të jetë e pranishme dhe në linjë.

- Në ekranin bazë të aplikacionit, prekni butonin + në këndin e sipërm djathtas

- Nga lista e produkteve, zgjidhni kontrolluesin e murit

- Zgjidhni dhomën në të cilën dëshironi të instaloni çelësin tuaj. Sigurohuni që dhoma të ketë të paktën një pajisje të lidhur. Nëse doni që çelësi të kontrollojë dritat në disa dhoma, atëherë këtë mund ta konfiguroni më vonë

- Shtypni butonin e fillimit

- Shtypni për pak disa herë butonin e mesit të çelësit derisa aplikacioni të konfirmojë që çelësi është shtuar

- U krye!

Shënim: çelësi mund të shfaqet me raste si "kontrolluesi i murit" në sistem. Ky është një problem i njohur që do të adresohet së shpejti. Mos u shqetësoni, butoni do të funksionojë për mrekulli pavarësisht kësaj.